Rikthimi i këngëtares MIriam Cani në muzikë pas rreth 2 vitesh pauzë është përfolur gjatë në rrjetet sociale.
Në një intervistë për ?Jo vetëm modë?, Cani zbuloi detaje nga kënga që pritet të publikohet këtë të hënë.
Këngëtarja tha po ashtu se në fund të nëntorit ajo dhe bashkëshorti i saj Alban Skënderaj do të publikojnë duetin e tyre të tretë.
?Më kishte mar malli shumë të rikthehem, por edhe pauzën e kisha të nevojshme. Por, erdhi natyrshëm dëshira për t?u rikthyer pas lindjes dhe kam ardhur në kohën e duhur. Kam qenë gjatë gjithë kohës në kontakt me producentët dhe me njerëzit me të cilët kam punuar. Filluam të kompozojmë këngë të reja, nuk ishte direkt kënga e parë ajo që unë doja për rikthimin tim dhe ky ishte një proces më vete. Tekstin e këngës ?Meteor? e ka bërë Albani dhe natyrisht flet për dashurinë. Albani ka punuar shumë me kontrastet të jetës së një dashurie, por të hënën publikohet klipi. Në këtë klip jam përqëndruar në gjithçka që duhet të bëja unë si Miriam. Skenarin e këngës e ka bërë Ajola Xoxa, ajo e ka pasion artin. Ajo ka realizuar edhe kripin e fundit të Andosit. Unë nuk e dija që ishte kaq e mirë.
Unë jam mësuar të punoj me Albanin, por duete vetëm 2 kemi dhe i fundit ka qenë gati 8 vite më parë dhe tani ishte koha për një tjetër bashkëpunim. Si melodi është bërë rreth dy vite më parë dhe tani erdhi momenti i duhur. Klipi mund të publikohet nga fundi i nëntorit?, tha Miriam.
Ndërkohë lidhur me pjesëmarrjen në jurinë e ?The Voice Kids?, këngëtarja tha se do ta ketë të vështirë gjykimin pasi konkurentët janë fëmijë.
?Unë do ta kem shumë të vështirë të gjykoj fëmijët. Aty fëmijët do të jenë të moshës 6-14 vjeç dhe është shumë delikate. Duhet të jemi shumë të kujdeshëm?, tha këngëtarja.