Përmisohet gjëndja shëndetësore e nxënësve nga Bulqiza, mjeku: S'do kenë pasoja në shëndet

Report TV 2018-05-09

Views 0

Vetëm një nga 62 mësuesit dhe nxënësit e asfiksuar ditën e djeshme në shkollën e mesme të Shupenzës në Bulqizë nga tymi i kaldajës, ndodhet ende në kujdesin e mjekëve në spital.
Mjeku i spitalit të Bulqizës, Shahin Kaja konfirmoi gjatë një lidhje telefonike për Shqiptarja.com se intoksimimi nuk do të lërë pasoja në shëndetin e nxnënësve. Sipas tij, nxënësi që ndodhet në kujdesin e mjekëve nuk ka rrezik për jetën.

"Kanë qenë 62 persona të lënduar, 4 ishin arsimtarë dhe pjesa tjetër nxënës të cilët kanë pasur probleme intoksimi. Në Tiranë kemi dërguar vetëm një person në gjendje më të rënduar për trajtim më të specializuar. Gjendja e tij sot është jashtë rrezikut për jetën. Nxënësit do kenë probleme shëndetësore nga asfiksimi, mjeku tha se pas reanimimit asnjë prej nxënësve nuk do ketë pasoja", tha Kaja.

Ditën e djeshme në shkollën e mesme të Shupenzës u asfiksuan nga tymi që shkaktoi kaldaja, pasi po testohej për t'u përdorur për ngrohje.

Sipas policisë, shkak ka qenë oxhaku i mbyllur, duke bërë që tymi të përhapet në ambientet e shkollës gjë e cila solli edhe asfiksimin e 58 nxënësve dhe 4 arsimtarëve.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS