"Në letrën time i kam thënë të gjitha: "Mos ma prek Valbonën". "Nuk i përkas asnjë partie politike, po i përkas Valbonës, i përkas Tropojës". Ky ka qenë apeli i vajzës nga Tropoja e cila i është drejtuar edhe me një letër kryeministrit Edi Rama pak ditë më parë, i cili edhe iu përgjigj shqetësimit të së resë për ndërtimin e HEC-ve në Valbonë.
"Zëri ynë duhet të dëgjohet dhe të mbrojmë këtë pasuri tonën", tha ajo nga protesta përpara Kryeministrisë. Vetëm pak ditë më parë, ajo i nisi një letër kryeministrit Edi Rama, në lidhje me hidrocentralet që po ndërtohen në Valbonë. Rama publikoi në faqen e Facebook përgjigjen e letrës për vajzën nga Tropoja, ku pranonte se Valbona nuk do jetë më si më parë, por nga ana tjetër shtonte se ato hidrocentrale nuk prishin punë.