Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në kuadër të ditës ndërkombëtare të fëmijëve, Kuvendi i Shqipërisë konstituoi grupin parlamentar Miqtë e Fëmijëve. Kryetari i parlamentit, Gramoz Ruçi, solli në vëmendje një sërë problematikash që kërkojnë zgjidhje dhe bëri thirrje të gjitha paleve që jo vetëm të formulohen ligje por të zbatohen në mënyrën e duhur.
Ruçi: Ne duhet të parandalojmë disa fenomene negative si: Shfrytëzimin e fëmijëve në punë, riskun e nxitjes së përdorimit të tyre në veprimtari kriminale, bulizimin, kërcënimin e internetit, përdorimin e substancave narkotike në çdo vend e tj. Prandaj ju ftoj të gjithë organizatat vendase dhe ato ndërkombëtare të vazhdojmë dhe forcojmë bashkëpunimin me Kuvendin jo vetëm në procesin e hartimit të ligjeve më të mira por dhe kontrollin e zbatimit të tyre.
Ndërkohë që deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, sjell në vëmendje rastet e trafikimit të fëmijëve dhe vajzave shqiptare në vendet e botës duke ju referuar të dhënave të Eurostat.
Ajo hedh akuza të rënda ndaj qeverisë, ku thekson së në legjislaturën e kaluar këta trafikantë kanë qenë pjesë e parlamentit shqiptar.
Vokshi: Sipas Eurostat, në dy vitet e fndit nga Shqipëria janë larguar mbi 26 fëmijë, referuar të njëjtave burime fëmijët shqiptarë përbëjnë numrin më të madh të emigrantëve në moshë të mitur. Qindra vajza të trafikuara nga Shqipëria në vetëm një vit, aq sa mund të ketë një qytezë e mesme apo e vogël në Shqipëri me gjithë rrethinat. Por ky problem për fat të keq nuk është ngritur asnjëherë në parlamentin shqiptar, në legjislaturën e kaluar ju kujtoj që trafikantë të qënieve njerëzore ishin dhe pjesë e parlamentit. Këto dhe histori të tjera të trishta na bindën që ne të gjithë politikanët nuk kemi bërë aq sa duhet për fëmijët shqiptarë.
Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/grup-parlamentar-femijet-me-shume-angazhim-mbrojtjen-e-tyre