Vrasja e Cukut, Gjykata rrëzon kërkesën e të pandehurit Mikel Shallari për lirim

Report TV 2018-05-09

Views 3

U zhvillua sot seanca për zëvendësimin e masës së sigurisë të Mikel Shallarit të dyshuar për vrasjen e Artan Cukut.
Avokati i Shallarit, Vladimir Cjapi tha se Shallarit i rrezikohet jeta ndaj është kërkuar që seanca të zhvillohet pa praninë e mediave dhe të publikut, kërkesë e cila është pranuar nga gjykata dhe për ruajtje të sekretit hetimor.

Seanca u krye me dyer te mbyllura.

Shallari kerkoi ti hiqet arresti dhe ti caktohet detyrim paraqitje, ndërsa Prokuroria kërkoi që të mbetet në fuqi arresti, pasi sipas saj është ADN-ja ajo që implikon Shallarin si vrasës së Artan Cukut, ndërsa vetë Shallari ka pohuar se e ka pronuar se e ka kryer krimin për shkak të frikës.

Por Gjykata e rrëzoi kërkesën e të pandehurit duke e lënë atë në burg.

Por gjyqtari Klodian Kurushi i habitur nga ky deklarim i kërkoi avokatit Valdimir Cjapi argument se ku e mbështetste këtë deklarim dhe për pak minuta ata diskutuan jashtë salle.

Prokurori Enrik Ligori kundërshtoi dy kërkesa e Shallarit ndërsa u shpreh para gjykatës se prova që lidh 24 vjecarin me vrasjen e Cukut janë gjurmët e ADN-s.

Gjykata pasi dëgjoi palët vendosi të lërë në fuqi arrestin me burg dhënë ndaj Shallarit që pas arrestimit të tij më 11 qershor.

Share This Video


Download

  
Report form