Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pjesa më e madhe e shoqërisë shqiptare ruan përceptim pozitiv mbi regjimin komunist. Ky ishte rezultati i anketimit të realizuar nga OSBE vitin e kaluar ndërsa ky rezultat bën mëse të nevojshëm një ballafaqim me të kaluarën, pikërisht me kujtesën si misioni i Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë në bashkëpunim me fondacionin Konrad-Adenauer nisi të enjten edicionin e dytë të ?Ditëve të kujtesës?.
Edicioni nisi me prezanimin e ekspozitës ?Propaganda në diktaturë? në pavionin e pereskutimit komunist në Muzeun Historik Kombëtar. Ekspertja Hildigund Neubert, ish-Komisionere e hapjes së dosjeve të STASI-it në Gjermani tha se një ndër të këqijat e sistemit komunist vazhdon të jetë falsifikimi i historisë.
Hildigund Neubert: ?Komunistët e kanë flasifikuar historinë. Sundimi mbi historinë mbarti në vetvete dhe sundimin mbi të tashmen dhe ata e dinin shumë mirë këtë gjë. Prandaj kujtesa është i ashtuquajturi antihelm i traumatizimit që shërbimet sekrete kishin ndërfutur në ndërgjegjjen e shoqërisë.?
Me detaje interesante ishte edhe fjala e intelekualit disident, Profs. Dr. Sami Repishti i cili jeton më Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Historiani, i cili u përndoq gjatë periudhës së komunizmit, përmes një letre të gjatë të cilën e lexoi mbesa e tij Ardita Repeshti theksoi domosdoshmërinë për të luftuar harresën.
Për më shumë lexoni në: http://ora.cingerr.com/article/ditet-e-kujteses-ballafaqimi-i-shoqerise-shqiptare-me-te-shkuaren-komuniste