Shërbimet zjarrfikësve kanë qenë kësaj radhe protagonist në shkollën Perto Nini Luarasi, duke demonstruar bashkë me nxënësit e shkollës raste të ngjashme me ato të zjarreve.
Nxënësit kanë parë nga afër se si mund të ndihmohet një person i cili merr dëmtime nga zjarri. Disa prej nxënësve ishin përgatitur për disa ditë me radhë, duke marrë njohuri për të gjitha veprimet që duhet të bëj një punonjës i shërbimit të zjarrfikësve
Në oborrin e shkollës është inskenuar një rast i ngjashëm me ato të zjarrit, nxënësit kanë mësuar se cilat janë veprimet e para për të shpëtuar jetën e personave që janë në rrezik nga zjarri dhe asfiksimi nga tymi.