Ora News – BB ul parashikimet për rritjen ekonomike, kujdes projektet PPP

Ora News Lajme 2018-05-09

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Banka Botërore në raportin e publikuar këtë të enjte mbi Shqipërinë ul parashikimet për rritjen ekonomike, kjo si pasojë e mungesës së investimeve.

Një ndër faktorët kryesor është renditur fakti që dy projekte madhore të investimeve si gazësjellsi tap dhe hidrocentrali i Devollit po shkojnë drejt përfundimi.

Në raport theksohet se rritja ekonomike për vitin 2018 pritet të ketë një mesatare në 3.6 për qind nga 4 për qind që parashikon qeveria.

Specialistja pranë Bankës Botërore, Hilda Shkjau kërkoi që të ndërmeren reforma të menjëhershme të cilat duhet të sjellin impakt pozitiv në ekonomi.

Hilda Shkjau: Për vazhdimin e konsolidimit fiskal dhe krijimi i hapësirave fiskale nëpërmjet rritjes së të ardhurave, nga përparimi i reformës në energji si kusht i nevojshëm për konsolidimin fiskal për rritjen ekonomike, nga përmirësimi i klimës së biznesit si dhe nga vijimi i përpjekjeve për forcimin e sistemit financiar, reduktimin e kredive të kqija përmirësimi i kuadrit rregullator të sistemit bankar.

Në një moment që marrëveshjet PPP janë kthyer në debatin e ditës Banka Botërore kërkon që të bëhet më shumë transparencë në përzgjedhjen e projekteve.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/bb-ul-parashikimet-rritjen-ekonomike-kujdes-projektet-ppp

Share This Video


Download

  
Report form