Të lëvizësh me biccikletë në Tiranë mund të jetë një zgjedhje miqësore për qytetin, por një rrezik i vazhdueshëm për pedaluesit. 171 aksidente me përfshirje biccikletat janë regjistruar vetëm nga shtatori 2015 deri në shtator 2017.
Prej tyre 123 kanë përfunduar me plagosje të lehta, 37 me plagosje të rënda dhe në 11 raste me humbje jete. Për personat që lëvizin me biccikletë, mungesa e korsive për pedalim është po aq problem sa edhe kultura e njerëzve për të respektuar korsinë e tyre.
Po ti vetë je ndjerë ndonjëherë i rrezikuar gjatë lëvizjes me biccikletë? Po edhe atëherë kur korsitë janë, një tjetër problem vështirëson pedalimin.
Aksidenti më i fundit u shënua një javë më parë kur një 60 vjeccar që udhëtonte me biccikletë u përplas nga një kamion tek zona e Brrylit.