Ora News – Ndalohet shfrytëzimi i lumenjve, procedim e sekuestro firmave që kapen në paligjshmëri

Ora News Lajme 2018-05-09

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Çdo firmë që nga kjo e enjte do të kapet duke shfrytëzuar për inerte shtratin apo brigjet e lumenjve do të përballet me procedim dhe sekuestrim. Institucionet shtetërore i dhanë udhë nga Shkodra zbatimit të pikës së reformës kombëtare të ujit që synon mbrojtjen e pasurive kombëtare.

Kjo e enjte, shënon ndalimin kategorik të shfrytëzimit të materialeve inerte nga shtretërit dhe brigjet e lumenjve në të gjithë vendin.

Institucionet shtetërore i dhanë udhë zyrtarisht nga Shkodra zbatimit të reformës kombëtare të ujit të shpallur nga kryeministri Edi Rama pak ditë më pare.

Përfaqësuesja e Sekretariatit Teknik të Këshillit Kombëtar të Ujit, Greta Lubonja, bëri një paralajmërim të qartë.

Greta Lubonja: Të gjitha subjektet që do të identifikohen në brigjet dhe shtretërit e lumenjve duke shfrytëzuar materialet e interteve jo konform ligjit do të penalizohen bazuar në legjislacionin në fuqi.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/ndalohet-shfrytezimi-i-lumenjve-procedim-e-sekuestro-firmave-qe-kapen-ne-paligjshmeri

Share This Video


Download

  
Report form