Report TV - Integrimi i Shqipërisë, Ministri Bushati takon Mogherinin në Bruksel

Report TV 2018-05-09

Views 1

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, ndodhet në Bruksel në kuadër të punimeve të Këshillit të Stabilizim Asocimit mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian. Takimi kryesohet nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, zv.Presidentja e Komisionit, Federica Mogherini.

Në fokus të këtij takimi është progresi dhe hapat e ardhshëm të Shqipërisë në rrugën e integrimit. Ministri Bushati zhvilloi dhe një takim të veçantë me përfaqësuesen e Lartë të BE, Mogherini, me të cilën pritet të dalë dhe në konferencë për shtyp në orën 11:00.

Share This Video


Download

  
Report form