Ora News - Policia zbardh skemën: Si grabitën mbi 10 zyrtarë 36 ha tokë në Spille

Ora News Lajme 2018-05-09

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Policia e Shtetit ka zbardhur skemën me të cilët mbi 10 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lartë kanë arritur të marrin 36 hektarë tokë ranishte në bregdetin e Spillesë në Kavajë.

Drejtori i Drejtorisë për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Policinë e Shtetit, Drejtues Lutfi Minxhozi sqaroi me detaje se si bëhej përvetësimi i pronës.

Minxhozi: Përpara se të përpilonin certifikatat e pronësisë, fillimisht identifikonin banorët e mirëbesuar të cilët do të përfitonin padrejtësisht tokën. Më pas identifikohej blerësi dhe bëhej regjistrimi i menjëhershëm në hipotekë, si dhe akti i shitblerjes së pasurisë. Këto akte në shumicën e rasteve, kryheshin pa u vënë në dijeni banorët në emrat.

Operacioni i koduar ?Ranishtja? u zhvillua pas 9 muajsh hetime nga strukturat kundër krimit ekonomik dhe financiar në Prokurorinë e Kavajës, ku zyrtarët nëpërmjet falsifikimit kanë arritur të përfitojnë 36 hektarë tokë kryesisht ranishte pranë bregdetit të Spillesë.

Për më shumë lexoni në: http://ora.cingerr.com/article/policia-zbardh-skemen-si-grabiten-mbi-10-zyrtare-36-ha-toke-ne-spille

Share This Video


Download

  
Report form