Ambasadorja gjermane, Susanne Schultz ishte pasditen e sotme në qytetin e Kukësit ku ka biseduar me kryetarin e qytetit, Bashkim Shehu, në lidhje me azilkërkuesit shqiptarë. Sipas Schultz, ndonëse largimi duket si zgjidhja më e mirë për shqiptarët, ata gjithsesi kthehen duarbosh dhe kjo duhet shmangur.
?Rruga jashtë vendit duke sikur është alternativë për shumë shqiptarë, por ata po kthehen duar bosh në Shqipëri. Këtu jeni ju që duhet të shërbeni si qendër që të shmangen këto rrethana te padëshirueshme.?, ka thënë Schultz.
Ndërsa kryebashkiaku Shehu tha se për të frenuar largimin e kuksianeve duhet zhvilluar qyteti.
?Taksat në Kukës janë të ulëta, kjo është bërë me qëllimin që të thithim investime. Duhet të zhvillojmë qytetin në mënyrë që të frenojmë azilkërkuesit. Qytetarët duhet ta ndërtojnë jetën këtu me mbështetjen e partnerëve investues si Gjermania?, u shpreh Shehu.