Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Sindikatat dhe Federatat e Arsimit kërkuan nga qeveria të rinovojë kontratat kolektive për 36 mijë mësues që sipas tyre janë të pambrojtur. Në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit ata shprehën pakënaqësi për projektbuxhetin e vitit 2018 ku kërkuan rritjen e pagës së mësuesve me 10%.
Mosrinovimi i kontratave kolektive per 36 mijë mësues ka ngjallur debate në komisionin parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit mes sindikatave të arsimit dhe deputetëve të Partisë Socilaiste. Sindikatat dhe Federatat kërkuan nënshkrimin e kontratave ndërsa akuzuan Ministrinë se po emëron mësues jashtë profilit në sistemin arsimor.
Nevrus Kaptelli, President i SPASH: Janë të pambrojtur dhe ka 5 muaj që janë kontrata kolektive të punës të cilën e kanë patur qysh nga viti 1993. Përditë informohemi që futen në sistem mësues jashtë profilit dhe mësues që nuk kanë konkuruar fare në portal.
Adelina Rista, Deputete e PS: Këtu nuk jemi për politikë zotërinj të nderuar, jemi për procedurë.
Për më shumë lexoni në:
http://ora.cingerr.com/article/debate-kontratat-kaptelli-36-mije-mesues-te-pambrojtur