Report TV - ‘Hekuba’ në Teatrin Metropol më 16 nëntor,aktorë italiane e shqiptarë

Report TV 2018-05-08

Views 4

Drama ?Hekuba? do të ngjitet në Teatrin Metropol në Tiranë më 16 nëntor. Shfaqja e regjisorit italian, Febo Del Zozzo, do të realizohet në bashkëpunim me trupën shqiptare.
Kjo dramë do të ngjitet në skenë si një projekt i Kompanisë Teatrore Laminaria për studimin e gjuhëve origjinale.

"Marrëdhënia jonë me ta ka nisur spontanisht. Ata na kontaktuan sepse po kërkonin bashkëpunëtorë në Shqipëri për të vënë në skenë këtë lloj vepre. Duke hulumtuar në internetit pamë që kishim shumë pika të përbashkëta në qasjen tonë artistike?, tha Jonida Beqo, drejtoresha e Teatrit Metropol.

Shfaqja është një ndërthurje e pjesëve të ndryshme nga Homeri, Brehti e Pazzolini, të cilat flasim për situata humbjeje, apo situata lufte dhe shtypjeje.

Kjo mënyrë interpretimi i përket teatrit fizik, lëvizjeve skenike, ritmit dhe sinkronizimit të aktorëve në skenë.

?Kemi zgjedhur një pjesë të Brehtit po ashtu edhe një kritik elegji nga Pazzolini të njeriut, humbës. Të pranosh humbjen do të thotë të kesh një forcë. Të posedosh një forcë, por të mos jesh violent. Në vepër flitet për historinë e Hekubës, humbjen e fëmijëve të saj, që përcillet përmes gjuhës së trupit. ?Hekuba? është një vepër që mbështetet mbi krijimin e gjestit dhe jo mbi narracionin. Hekuba, jeton brenda kësaj force; nga njëra anë forca që lëshon Hebuka dhe nga ana tjetër kundërpërgjigja e të tjerëve mbi qytetin e Trojës", u shpreh Zozz.

?Hekuba? ka nisur provat në Teatrin Metropol në datën 7 nëntor. Kompagnia Laminarie me qendër në Bolonjë do të vijojë turneun më pas edhe në Spanjë e Qipro.

Share This Video


Download

  
Report form