Report TV - PS nuk tërhiqet, përsërit thirrjen: Të shkarkohet Klement Zguri

Report TV 2018-05-08

Views 1

Partia Socialiste ka kërkuar sërish shkarkimin nga detyra të kreut të KQZ, Klement Zguri. Në një dalje për media, deputetja e PS, Klotilda Ferhati, ka deklaruar se Zguri ka shkelur ligjin, teksa mbajti anën e kryebashkiakut të Mallakastrës, Agron Kapllanaj, duke mos i hequr mandatin.
?Klement Zguri ka shkelur ligjin. Kreu i KQZ, Zguri mbajti anën e kryetarit të Bashkisë Mallakastër, Agron Kapllanaj, duke pasur të njëjtën bindje politike me të. Sjellja e Zgurit tregon njëanëshmëri politike?, tha Ferhati.

Deklarata e plotë:
Siç i kemi bërë me dije edhe më parë opinionit publik, kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve z. Klement Zguri arkivoi pa e shqyrtuar në KQZ vendimin e Prokurorisë së Përgjithshme për subjektin Agron Faslli Kapllanaj, kryetar i Bashkisë Mallakastër, person ky, i cili rezulton se është dënuar nga gjykata e shtetit italian me vendim të formës së prerë për vjedhje.

Vlerësimi individual që Klement Zguri i ka bërë kësaj çështjeje nga pozita e drejtuesit të KQZ është shkelje e hapur e ligjit nga ana e tij, pasi duhej të ishte Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve si organ kolegjial dhe jo kryetari i këtij komisioni si individ, organi që duhej të shqyrtonte (maksimalisht brenda 10 ditëve, sipas ligjit) në mbledhje publike rezultatet e vendimit të Prokurorisë për kryetarin e Bashkisë Mallakastër, Agron Kapllanaj.

Z. Zguri është zgjedhur në detyrën e kryetarit të KQZ si pasojë e marrëveshjes politike të 18 Majit, pa marrë në konsideratë cilësitë që duhet të karakterizojnë nga aspekti i integritetit apo profesionalizmit një kryetar të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve. Pavarësisht kësaj, ai nuk arriti të ngrihet mbi të kaluarën partiake, duke humbur kështu dhe besimin e investuar për të në marrëveshjen politike të 18 Majit.

Share This Video


Download

  
Report form