Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Komisioni i Ekonomisë dhe Financave ka miratuar në parim paketën fiskale dhe projektbuxhetin për vitin 2018. Opozita e bashkuar e ka kundërshtuar buxhetin dhe paketën fiskale .Sipas nënkryetares së komisionit Jorida Tabaku projektbuxheti për vitin e ardhshëm nuk parashikon rritje pagash apo investime si dhe nuk parashikon fondet e kërkuara për organet e Vettingut
Tabaku: KLD, Gjykata Kushtetuese, zyra e Administrimit të Buxhetit Gjyqësor, Prokuroria e Përgjithshme, kanë ekzaktësisht të njëjtin buxhet si vitin e kaluar. Organet e Vettingut që kanë kërkuar një buxhet tre herë më të lartë kanë buxhetin një të tretën e vlerës së kërkuar. Ky buxhet nuk akomodon asnjë nga kërkesat e nevojshme për të kryer funksionet normale të një shteti, jo më për të realizuar rritjen ekonomike në sektorë prioritar që qeveria deklaron.
Për më shumë lexoni në: http://ora.cingerr.com/article/komisioni-i-ekonomise-miraton-ne-parim-paketen-fiskale-dhe-prbuxhetin-2018