Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Klement Zguri e ka marrë detyrën e kryetari të KQZ për shkak të marrëveshjes PS-PD dhe pas zgjedhjeve duhet të jepte dorëheqjen. Ky ka qenë shpjegimi që kryetari i grupit socialist, Taulant Balla dha në "Tonight Ilva Tare" në lidhje me kërkesën për shkarkimin e Zgurit, duke shtuar edhe se kryetari i KQZ ka shkelur ligjin duke mos marrë në shqyrtim në kohë çështjen e kryetarit të bashkisë së mallakastrës.
Balla: Zguri ka qenë aty për të kryer këtë detyrë me besimin tonë. Në momentin që një funksionar publik shkel ligjin, për mendimin tonë nuk mund të vazhdojë më detyrën.
Sa i përket kryetarit të bashkisë së mallakastrës, Agron Kapllanaj, Balla tha se gjendet në kushtet e ndalimit nga ligji, por prokuroria ka bërë interpretime të ligjit që nuk duhet t'i bënte.
Balla: Agron Kapllanaj me funksion kryetar i bashkisë Mallakastër përfshihet në fushën e ndalimit të parashikuar nga Neni 2 pika 1, gërma C të ligjit 138/2015. Prokuroria në mënyrë të çuditshme nuk e ka bërë interpretim që përderisa personi vendimin e formës së prerë e ka bërë në vitin 2005 dhe për veprën penale të vjedhjes koha e ndalimit është 10 vjet, ditën që personi është zgjedhur kryetar i bashkisë, personi do të rri në detyrë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/taulant-balla-ne-tonight-lsi-me-pd-nga-frika-e-marreveshejs-reformen-zgjedhore