Rrjeti i amortizuar i energjisë elektrike po ve në rrezik banorët e zonë së Ishull Lezhë. Ata thonë se sa herë që frynë erë këputën telat duke bërë që të prekin pjesë metalike për pasojë edhe rrëzikimin e jetës së banorëve. Edhe kabina elektrike është tërësisht e hapur, çka rrezikon çdo ditë jetën e fëmijve.
Amortizimi i rrjetit elektrik është kthyer në një problem shqetësues për banoret e fshatit Ishull-Lezhë. Përcjellësit e energjisë shkëputen sa herë të fryje pak ere dhe reshje shiu. Këta të fundit thonë se shkëputjet e energjisë elektrike janë të vazhdueshme, pasi në rrjet nuk është investuar prej dekadash.
Ndërsa kabina e cila ndodhet pranë zonës së banuar është tërësisht e hapur duke u kthyer në një rrezik serioz për jetën e banorëve, por më të rrezikuar janë fëmijët pasi shpesh janë future brenda kabinës duke mos e ditur rrezikshmërinë që iu kanoset.
Problematika më e madhe është gjatë stinës së dimrit, pasi për shkak të kushteve atmosferike energjia shkëputet here pas here, duke bërë që qindra banore të qëndrojnë në errësirë edhe për ore të tëra.
Banorët thonë se kanë kërkuar sistemimin e kabinës dhe ndërhyrje në rrjet por deri tani askush nuk ka marrë masa.