Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Vaksinat është mënyra për të parandaluar gripin.
Vendi është në prag të sezonit gripal, ndaj ekspertët e shëndetit rekomandojnë që gratë shtatzëna, fëmijët, të sëmurët kronike por dhe qytetarë të tjerë të bëjnë vaksinën.
Erida Nelaj, eksperte e ISHP i referohet statistikave të fundit kur thotë se mbi 66 mijë persona janë vaksinuar në të gjithë vendin.
Nelaj: Janë vaksinuar ekspertë shëndetësor, gratë shtatzëna, persona mbi 60 vjeç, të sëmurët kronike. Në fund të javës së kaluar, janë vaksinuar mbi 66 mijë persona. Nga 100 mijë doza që kemi janë vaksinuar 66 mijë persona ndërkohë që procesi vazhdon.
Disa qendra shëndetësore kanë nevojë për rifurnizimi me vaksina pasi dozat aktuale kanë përfunduar.
Nelaj: Kemi kërkesa nga rrethe më të vogla që kanë mbaruar dërgesat. Do të mundohemi të rishpërndajmë një pjesë të vogël, por kërkesa është shumë e lartë.
Ekspertët e shëndetit evidentojne se këtë viti ka një rritje të konsiderueshme të personave të vaksinuar. Kjo tregon se është rritur sensibilizimi apo janë ulur dyshimet mbi efektet anësore të vaksinave?
Për më shumë lexoni në: http://ora.cingerr.com/article/ne-prag-te-gripit-ekspertet-e-shendetit-jane-vaksinuar-mbi-66-mije-persona