Pëfundojnë tre rrugë që lidhin Shkozën me Porcelanin, Veliaj: Do urbanizojmë gjithë Tiranën

Ora News Lajme 2018-05-08

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Brenda 6 muajve, Bashkia e Tiranës përfundoi ndërtimin e tre rrugëve të reja në zonën e Shkozës, Rr. ?Disha?, Rr. ?Thoma Nasi? dhe Rr. ?Fransua Pukvil?, të cilat lidhin Njësinë 3 me Njësinë 1, duke ofruar një rrjet tërësisht të ri kanalizimesh dhe standarde më të mira për banorët.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe deputetja e PS, Elona Gjebrea, inspektuan punimet dhe vlerësuan realizimin e këtij projekti për urbanizimin e një prej zonave më informale të kryeqytetit, që i vjen në ndihmë mijëra familjeve të ardhura kryesisht pas viteve ?90. ?Ka qenë një prej projekteve më të vështira, për shkak të relievit, çështjeve të legalizimit, hipotekimit, me probleme pronash. Por, më vjen mirë që bashkë me Elonën, me anëtarët e Këshillit, me gjithë kolegët, administratorë të Njësisë 1 dhe 3, bëmë të mundur zhbllokimin e një projekti i cili ka sjellë jetë për zonën?, deklaroi Veliaj.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/pefundojne-tre-rruge-qe-lidhin-shkozen-me-porcelanin-veliaj-do-urbanizojme-gjithe-tiranen

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS