Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Këto pamje i përkasin rrugës pranë Drejtorisë së Bordit të Kullimit, fare pranë qendrës së qytetit të Lezhës.
Ky segment rrugor, i cili është më pak se 500 metra, ka degraduar plotësisht.
Mjaftojnë pak reshje shiu që rruga të bëhet e pakalueshme nga gropat e balta, duke izoluar me dhjetra familje në dy anët e saj, sa edhe fëmijët e kanë të vështirë të shkojnë në shkollë.
Banorët thonë se kjo problematikë vijon prej shumë vitesh dhe Bashkia është në dijeni të kësaj situate por nuk ndërhyn.
Bashkia Lezhë justifohet më faktin se nuk ka fonde për të ndërhyrë në rehabilitimin e këtij segmenti rrugor.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/rruga-me-gropa-ne-lezhe-pak-reshje-shiu-dhe-permbytet