Jo vetem mode/ E kritikoi per perzgjedhjen e kengeve, Sula i pergjigjet Radit (11.11.17)

RTV KLAN 2018-05-08

Views 0

Të martën, më 14 Nëntor, artistë dhe krijues do të përjetojnë emocione të forta. Çmimet ?Kult? rikthehen në edicionin e 13-të me më shumë të nominuar. Emrat më të spikatur dhe më elitarë, krijues dhe interpretues, shkrimtarë dhe përkthyes, regjisorë dhe aktorë, këngëtarë dhe muzikantë, balerinë dhe instrumentistë, artistë pamor, gazetarë dhe figura të ekranit do të përshkojnë tapetin e kuq të Çmimeve Kult.
Janë 60-të artistë të nominuar, për 10 Çmime të mëdha, dy Çmime Speciale dhe dy Çmime Nderi.
Në një intervistë për ?Jo vetëm modë?, presidenti i akademisë, Ylli Sula I është përgjigjur po ashtu kritikave të këngëtares Rozana Radi kënga e së cilës nuk ishte nominuar në edicionin e sivjetshëm.
Siç tregon Sula juria është e përbërë nga artistë dhe fakti që Radi nuk është përgjedhur lidhet edhe me faktin se artistët janë të ndryshëm nga ato të cilët i dhanë çmimin e parë në ?Kënga Magjike?.
?Çmimet Kult më shumë se sa garë është promovim I prurjeve më të mira dhe vlerave më të mira. Ajo çka kishte thënë Rozana kam përshtypjen se vjen nga mosnjohja e procesit të Kultit. Kulti nuk është shumatore e fituesve të çmimeve të dhëna. Kulti liston këngët, të cilat votohen dhe nxirren kandidaturat?, tha Sula.
Mbrëmja gala e cila do të mbahet në Sallën e Eventeve pranë Katedrales Ortodokse fillon në orën 20:15, dhe transmetohet live në Televizionin Kombëtar Klanë Plus.

Share This Video


Download

  
Report form