Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale znj.Ogerta Manastirliu vizitoi sot Qendrën Shëndetësore Kastriot në Qarkun e Dibrës, e sapo rikonstruktuar krejtësisht falë bashkëpunimit të Qeverisë Shqiptare me projektin ?Shëndet për të gjithë?, të Agjencisë Zviceriane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, (SDC).
?Jemi këtu në Qendrën Kastriot të Dibrës, e cila në fakt është një qendër model e kujdesit parësor, një model që duam ta shtrijmë në të gjithë vendin. Por kjo nuk është e vetmja qendër e rikonstruktuar në qarkun e Dibrës falë bashkëpunimit me projektin ?Shëndet për të gjithë?, por është investuar në 4 qendra, Maqellarë, Kastriot, Shupenzë, Komsi?, u shpreh Ministrja e MShMS, znj. Ogerta Manastirliu.
Ministrja e Shëndetësisë deklaroi nga Dibra se do të dyfishojmë investimet në shëndetësi gjatë vitit 2018, duke fuqizuar Kujdesin Parësor me ndërhyrjen në 80 Qendra Shëndetësore dhe ambulance në të gjithë vendin.