Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati në një deklaratë për mediat nga selia e Kuvendit ka hedhur akuza se Prokuroria po kërkon të mbyllet çështja pa kryer asnjë hetim.
?Prokuroria minimalisht duhet të kishte marrë deklarimet e personave te përfshirë ne këtë afere. Si ka mundësi që ka prokurorë që çojnë ndërmend se në Shqipërinë e vitit 2017, mund të mbyllet një aferë kaq e madhe korruptive, pa bërë asnjë hetim?!?, është shprehur Bushati.
Gjithashtu deputeti socialist ka deklaruar se prokuroria ceke është duke hetuar imtësisht kompaninë CEZ.