Vritet 16-vjeçari ne Kukes, u qellua nga bashkemoshatari

RTV KLAN 2018-05-08

Views 0

Një adoleshent ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në qendër të qytetit të Kukësit.

Burimet policore bëjnë me dije për tvklan.al se 16-vjeçari me iniciale E.M. u qëllua me thikë nga një tjetër moshatar me iniscialet R.M, 17- vjeç pas një sherri mes tyre.

Adoleshenti u dërgua me urgjencë në spital, por fatkeqësisht ndërroi jetë. Të njëjtat burime thonë se autori i dyshuar i krimit është shoqëruar në komisariat.

Share This Video


Download

  
Report form