Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Dy persona janë vënë në prangat e policisë së Fierit, pasi akuzohen për Prodhimi dhe shitja e narkotikëve? dhe ?Trafikimi i lëndëve narkotike?.
Policia sqaron se në dollapin e dhomës së gjumit u gjet e fshehur një sasi prej 41.3 kg kanabis, e cila dyshohet se do trafikohej në Greqi.
Në kuadër të operacionit të koduar ?Dukas? në pranga u vunë Neritan Blido 28 vjeç dhe Spartak Kamberaj 26 vjeç, të dy banues në lagjen ?Dukas?.
?Arrestimi i tyre u bë pasi, në lagjen "Dukas", Patos gjatë kontrollit të banesës së shtetasit J.G (e cila i ishte lënë në ruajtje shtetasit Neritan Blido që prej 20 vitesh), në dollapin e dhomës së gjumit Policia gjeti të fshehur 5 thasë plasmasi me lëndë narkotike të dyshuar Cannabis Sativa, gjithësej 41.3 kilogramë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale?, sqaron policia.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Fier, për veprat penale ?Prodhimi dhe shitja e narkotikëve? dhe ?Trafikimi i lëndëve narkotike? parashikuar nga Nenet 283/2 dhe 283/a të Kodit Penal.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/kanabis-ne-dollapin-e-dhomes-se-gjumit-ne-pranga-dy-persona