41.3 kg drogë nga dhoma e gjumit drejt Greqisë...

RTV KLAN 2018-05-08

Views 4

41.3 kilogramë kanabis është sekuestruar nga autoritetet në Patos, ndërsa në pranga kanë përfunduar dy persona. Neritan Blido, 28 vjeç dhe Spartak Kamberaj, 26 vjeç, të dy banues në lagjen "Dukas" përfunduan në pranga pas një kontrolli të ushtruar në një banesë, në pronësi të J.G, të cilën ia kishte lënë Blidos ta ruante, prej 20 vjetësh.

Në dollapin e dhomës së gjumit, policia gjeti të fshehur 5 thasë plasmasi me kanabis, që në total peshonte 41.3 kilogramë.

Droga ishte fshehur në këtë banesë nga dy të arrestuarit, të cilët kishin për qëllim trafikimin e saj në drejtim të Greqisë./tvklan.al

Share This Video


Download

  
Report form