Petrit Vasili, kryetar i grupit parlamentar të LSI, u shpreh ambasadori amerikan, Donald Lu duhet të mbante një qëndrim të qartë për çështjen Tahiri. I ftuar në studion e Repot Tv, Vasili tha se Lu duhet t?i kishte kërkuar maxhorancës heqjen e imunitetit të ish-ministrit të Brendshëm.
?Lu duhet të kishte mbajtur një qëndrim të qartë t?i kërkonte maxhorancës heqjes së imunitetit për ish-ministrin. Lu duhet të ishte më i drejtpërdrejtë. Pse duhet të presim janarin për të goditur ?peshqit?, bosët e krimit. Ç?të presim? Nga do ta presim?", tha Vasili.
I pyetur nëse LSI pret rezultate konkrete nga operacioni ?Forca e Ligjit?, Vasili tha se "zhvillimet dhe faktet e rënda që po dalin çdo ditë s?kanë pse të na çojnë në janar". "Duhet një qëndrim i fortë ndaj maxhorancës, boll më me krimin. Në politikën ka qëndrime të qarta, o i voton, o i pengon. Maxhoranca pengoi", tha ai. Vasili u shpreh skeptik edhe për Vettingun në polici. ?Nuk mund të funksionojë Task- Forca e re me njerëz që bënë kanabizimin e vendit. Ata nuk mund t?i bëjnë Vettingun vetes pasi janë të njëjtët njerëz. Ndaj refuzoj ta besoj vetëpastrimin e policisë pasi janë po ata që përmbytën Shqipërinë me drogë?, tha ai. Sa i takon ardhjes së agjentëve të FBI në kuadër të operacionet "Forca e Ligjit", Vasili kërkoi që të bëhej publike marrëveshja. "Është detyrim ligjor që qeveria të bëjë transparente marrëveshjen me FBI", shtoi ai.