Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Emisioni investigativ ?BOOM? në RTV Ora News solli denoncimin e Katerina Prendit, mësuese në profesion e renditur e treta në portalin ?Mësues për Shqipërinë?.
Ajo erdhi në BOOM sepse në konkursin e rradhës të zhvilluar për portalin ajo u skualifikua sepse nuk kishte ridorëzuar dosjen.
Sipas saj nuk i është bërë njoftimi për këtë gjë. Ajo është skualifikuar nga konkurimi vetëm sepse nuk ka dorëzuar dosjen në një kohë që dosja ishte në DAR Durrës.
Kjo e fundit justifikohet me udhëzimin nr 38 date 6.10.2015 që përcakton mënyrën e konkurimit dhe sipas tyre në këtë udhëzim është e përcaktuar që për çdo vit që futesh në portal duhet të dorëzosh dosjen.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/boom-e-treta-ne-mesues-shqiperine-skualifikohet-se-nuk-ridorezoi-dosjen