Qeveria shqiptare zotohet të lidhë Vlorën me Himarën përmes aksit rrugor ekzistues por të rinovuar sipas standardeve të BE, ose nga një tunel që do kalojë përmes Llogarasë. Lajmin e dha kryeministri Edi Rama ka Vlora në prani të komisionerit Johannes Hahn, gjatë inspektimit të Lungomares.
?Do transformojmë aksin që na çon nga Radhima në Orikum. Po përgatisim edhe ndërhyrjen në vijën bregdetare të Orikumit. Po diskutojmë të finalizojmë projektin nga Orikumi, përmes Llogarasë e deri poshtë në Himarë. Po diskutojmë dy variante, atë të rrugës ekzistuese me standarde të BE dhe një aks pjesërisht të ri, me tunelin në Llogara?, tha kryeministri.
Rama u shpreh gjithashtu se projektet në Vlorë përfshijnë ndërhyrje të rëndësishme në infrastrukturë, ku kryefjalë mbetet Lungomarja, Bulevardi i ri dhe rikonstruksioni i qendrës historike të qytetit.
?Lungomarja do shtrihet në krahun jugor, në një fazë të vogël në përmasë deri te uneli, qoftë në krahun perëndimor, në fazën e dytë të rëndësishme deri në fund të Pyllit të Sodës. Të dyja këto segmente ne do i nisim menjëherë nga viti i ardhshë,. Do nisim edhe Bulevardin e ri që do sjellë një tranformim po kaq të madh përgjatë gjithë qytetit. Do vijojmë investimin për qendrën historike të Vlorës e cila do t?i japë qytetit mundësi për të shfaqur një pjesë të rëndësishme të identitetit të vend?.