Ora News – Luftë korrupsionit, KLSH premton më shumë transparencë për fondet e buxhetit

Ora News Lajme 2018-05-08

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka denoncuar një sërë shkeljesh me fondet e buxhetit të shtetit. Është një faturë prej 720.5 milion eurosh që është shpërdoruar nga buxheti vetëm në dy vite çka do të thotë më pak investime dhe shpërdorim të taksave të qytetarëve. Por kreu i kontrollit të Lartë të Shtetit Buajr Leskaj premton se ky institucion do të rrisë kontributin në luftën ndaj korrupsionit.

Leskaj: Rritja e kontributit për përmirësimin e qeverisjes publike nëpërmjet thellimit të luftës kundër korrupsionit dhe ngritja e kapaciteteve audituese të KLSh-së në nivelin e një audituesi modern evropian. KLSH gjatë vitit 2013-2017 ka trajtuar me profesionalizëm letrat e qytetarëve, të cilët në çdo rast kanë marrë përgjigje kur çështja e tyre ka qenë jashtë kompetencave të institucionit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/lufte-korrupsionit-klsh-premton-me-shume-transparence-fondet-e-buxhetit

Share This Video


Download

  
Report form