Në të njëjtën ditë që gjyqtarja e Krujës Enkelejda Hoxha vendosi lirimin e Genci Tafilit, i dënuar për vrasjen e Arben Zylyftarit, ajo firmosi daljen nga burgu te Ilir Pajës, i akuzuar për plagosjen e rëndë të një efektivi të njësisë operacionale të Policisë me 6 mars të vitit 2008.
Paja po arrestohej për llogari të autoriteteve italiane që e kërkonin pas arratisjes ndërsa ishte i dënuar për dy vrasje.
Në momentin e ndërhyrjes së policisë shqiptare, në tentativë për t?u larguar, i kërkuari përplasi dhe plagosi rëndë efektivin e Policisë Blendi Haxhimali. Ky po e ndiqte me motor, në pritje të ndërhyrjes së kolegëve të tij.
Vetëm pak para se të arrestohej në Tiranë pranë rrugës së Dibrës, Paja kishte mundur të arratisej nga një ambulancë e policisë italiane të burgjeve. Po ashtu më parë njeriu i cilësuar si ?Ufo?, nga autoritet italiane kishte mundur të arratisej edhe nga Burgu i Peruxhias, duke përdorur si litarë disa çarçafë të lidhur sëbashku.
Në këtë burg ai vuante dënimin për vrasjen e dy personave, një prej të cilëve nga Ekuadori, në vitin 2008.
Për plagosjen e policit Haxhimali, ishte dënuar me 16 vite e 8 muaj burg. Po ashtu ai cilësohej si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore pasi akuzohet se ka vrarë një person në Gjermani, ku gjithashtu është arratisur. Në vitin 2008, ai u shndërrua në një nga personat më të kërkuar të autoriteteve policore italiane, për shkak të krimeve të egra që ai kishte kryer. Në lidhje me lirimin e Genci Tafilit, Prokuroria e Krujës ka ankimuar vendimin e gjyqtares Enkelejda Hoxha dhe po ashtu ndaj saj është kërkuar edhe procedim disiplinor nga KLD- ja.
/Tv Klan