Task Forca kundër krimit dhe ekspertët e FBI ishin tema e debatit të sotëm në emisionin Repolitix. Gazetari i Report Tv, Driçim Çaka u shpreh se Task Forca do ta nisë punën duke mbledhur informacionin e nevojshëm dhe hetuar persona konkretë për lidhje me krimin dhe vënien e pasurive kriminale.
Ai tha se ka të dhëna për personat që do hetohen për një periudhë dy mujore, ndërsa në janar Task Forca kundër krimit në prani të ekspertëve të FBI dhe atij gjerman, do vendosë t?i arrestojë ose jo në kuadër të operacionit "Forca e Ligjit".
?Ambasadori amerikan Donald Lu foli edhe për emra dhe për operacionin që do nisë në muajin janar. Nga ajo që unë kam pyetur, ka të dhëna për persona të cilët pritet të hetohen gjatë këtyre dy muajve dhe të merret një vendim në muajin janar", u shpreh Çaka.