Në vitin e largët 2005 kur kundërsh" />
Në vitin e largët 2005 kur kundërsh"/>

Ora News – Editorial i Arena në Ora News "Saimir Tahiri një histori e shkurtër"

Ora News Lajme 2018-05-08

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në vitin e largët 2005 kur kundërshtarët e tij në pati e akuzonin për uzurpim, Rama iu përgjigjej se vetëm Saimir Tahirin kam prurë në këtë parti. Askujt nuk i besohej ato kohë se djali trupvogël dhe me syze, shumë shpejt do bëhej figurë qendrore e asaj partie.

Ish-drejtori i kabinetit i Ramës do t?i ngjiste shpejt shkallët e karrierës. Ishte njeriu i tij i besuar.

Për ta vënë në provë politikisht, Rama në zgjedhjet e vitit 2009 i ngarkon zonën e Kombinatit. Ja del mbanë dhe zgjidhet deputet pikërisht aty ku dikur kishte humbur një ministër i Brendshëm.

Pas kësaj, ai është njeriu hije i Edi Ramës. Nëse duhet protestuar për Ruzhdien, Saimir Tahiri është aty. Nëse duhet protestuar në 21 Janar, Saimir Tahiri është mes demonstruesve të majtë. Nëse duhet protestuar për të vrarët, ai është organizator dhe koordinator. Momenti kur ai merr krejtësisht frenat e kryeqytetit ishte humbja e bashkisë së Tiranës në vitin 2011. Por duhet të vinte viti 2013 për të shfaqur talentin e tij organizativ, të cilin e rikonfirmoi në vitin 2017 kur arrin një rezultat spektakolar në Tiranë.

Dhe në mes katër vjetëve, ai është ministri i parapëlqyer i Edi Ramës. Ai është më i suksesshmi, njeriu që e nxori policinë nga bataku, vendosësi i rregullit dhe disiplinës në hapësirën shqiptare. Ngjarje si ajo e Xibrakës ku një aksion ndërkombëtar policor për trafik drogash të rënda ndërpritet për arsye ende të panjohura nga policia shqiptare, nuk ia prishin shkëlqimin.

Pas aksionit në Lazarat ai ishte edhe ministri më i mirë. Por ky është zeniti i tij.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/tahiri-viktime-e-politikes-pakujdesise-apo-sherbimeve-sekrete

Share This Video


Download

  
Report form