Kosova i ve takse miellit serb

RTV KLAN 2018-05-08

Views 2

Ky grurë kthehet në miell. Një e pesta e prodhimit shkon në Kosovë. Kjo kompani në krahinën Vojvodinës apo hambarin e Ballkanit ekziston prej 100 vitesh. Për kundër luftës kurrë nuk kanë ndaluar eksportin për shqiptarët.

Bashkëpunimi është shumë korrekt. Shesim miell dhe brumëra. Kemi vizituar Kosovën dhe Shqipërinë. Tani mund të themi se kemi edhe miqësi dhe kurrë nuk kemi ndaluar eksportin.

Kosova i ka vënë taks miellit serb dhe kërcënon me braktisjen e CEFTA dhe tregtisë së lirë. Taksa nënkupton 40 euro për ton. Serbët kanë paralajmeruar se nuk e paguajnë, por ata që duan te blejnë.

Serbia ka njoftuar për kundër masa.

Në dhomën e tregtisë së Serbisë thonë se politika duhet të gjej zgjidhje.

Mungon një koordinim i ministrive dhe qeveritë e rajonit nuk duhet të marrin masa pa u munduar të gjejnë zgjidhje.

Në Kosovë dhe Shqipëri eksportohen mijëra ton mielle, misër e grurë në vit.

Vujnoviç thotë se tradita nuk do të ndaloj.

Kjo nuk ka shumë arsyeshmëri ekonomike pasi vetëm kosovarëve ua shtrenjton bukën. Ne edhe sot kemi porosi dhe blerësi do ta paguaj taksën pasi ka mungesë mielli.

Vojvodina e pasur ka qenë hambar i rajonit për shumë vite. Dhe, asgjë nuk ka ndaluar porositë e reja.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form