Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gazetari Bledian Koka i ftuar në ?360 Gradë? nga Artur Zheji në Ora News, thotë se Task Forca e prezantuar sot nga qeveria për goditjen e ?peshqve të mëdhenj? të krimit dhe të korrupsionit nëse do të funksionojë do të godasë edhe politikanët, ndërsa lajmin më ironik të ditës, ai thotë se është mbështetja e Arben Ndokës për shtetin ligjor.
Koka: E di kush është lajmi më ironik i ditës së sotme me tollovi me task force? Që Arben Ndoka ka përshëndetur deklaratën e ambasadorit Lu dhe ka deklaruar që keni mbështetjen time për të vënë shtetin ligjor. Që nga këtu e shikoni që po merr terma qesharak.
Se çfarë aktiviteti do të ketë task forca e kanë prezantuar sot dhe parashikon zgjidhjen e enigmës të lidhjes së politikanit....Kemi këtu një person biznesmen politikan që garon për t?u zgjedhur dhe ky ka lidhje me një person që ka lidhje kriminale dhe ky ka një biznesmen. Biznesmeni zgjidhet por kjo lidhje nuk shkëputet me grupin kriminal. Skema është e rëndësishme për të kuptuar qëllimin reale të task forcës. Kjo nuk është një task forcë që synon të godasë vetëm krimin e organizuar. Më shumë se sa organizatat kriminale, kjo task forcë nëse do të zbatohet me të vërtetë, do të godasë edhe politikanët.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/koka-e-dini-cili-eshte-lajmi-me-ironik-i-dites-se-sotme-jua-them-une