Ora News – Fieri, furnizim me ujë të pijshëm 24 orë

Ora News Lajme 2018-05-08

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Fieri do furnizohet 24 orë/ditë me ujë të pijshëm. Një rrjet i rehabilituar, në shumë pjesë të tij, siguron furnizimin pandërprerë me ujë të pijshëm dhe përmirëson ndjeshëm cilësinë e shërbimit. Kjo falë investimit mbi 11 milionë euro, që ka mundësuar zëvendësimin e rrjetit të vjetër të Ujësjellësit.

Rrjeti është shtrirë në disa lagje ku ai mungonte dhe deri dje vuanin mungesën e ujit.

Investimi në Ujësjellësin e Fierit u mundësua nga Programi Infrastruktura Bashkiake, financuar nga qeveria gjermane, qeveria zvicerane, Bashkimi Europian dhe qeveria shqiptare.
Kryeministri Edi Rama, Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri dhe Ambasadorja gjermane Susanne Schuetz ishin të pranishëm në inaugurimin e Ujësjellësit të ri.
Rama: Një tjetër gur i mozaikut të rilindjes së Fierit është vendosur dhe sot. Falë këtij investimi kaq të rëndësishëm, të financuar drejtpërdrejtë nga qeveria gjermane dhe BE, ne kemi një pjesë të rëndësishme të popullsisë së bashkisë së re të Fierit që furnizohet 24 orë me ujë. Të tjera investime do të vazhdojnë, por investimet në sektorin e ujit janë njëra anë e medaljes. Ana tjetër është ligjshmëria, lufta kundër vjedhjes së ujit, prerja e lidhjeve të paligjshme dhe vendosja e ujit në vendin që i takon si një pasuri e madhe kombëtare, që në vend se të jetë problemi, duhet të jetë dhe do të jetë një motor për rritjen e cilësisë së jetës dhe mirëqenies të gjithë shqiptarëve. Familjet që paguajnë ujin janë shumë, ndërkohë që nuk janë pak, ata që nuk e paguajnë. Ne jemi në anën e atyre që paguajnë dhe jo në anën e atyre që nuk paguajnë.

Nga ky program janë rehabilituar sistemet e Ujësjellës-Kanalizimeve për qytetet Lezhë, Fier, Sarandë, Gjirokastër, Berat, Kuçovë, Lushnjë dhe Kamëz.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/fieri-furnizim-me-uje-te-pijshem-24-ore

Share This Video


Download

  
Report form