Report TV - Dy agjentët e FBI që do luftojnë krimin në Shqipëri

Report TV 2018-05-08

Views 0

Në Shqipëri kanë mbërritur dy agjentë të FBI-së, të cilët do të ndihmojnë Task-Forcën për të luftuar grupet kriminale dhe asetet e tyre.
Report TV mëson se agjentët e FBI-së janë Mark Newhouse dhe Jack Liao. Të dy agjentët kanë qenë të pranishëm në prezantimin e operacionit ?Forca e Ligjit? në Ministrinë e Brendshme. Mark Newhouse është agjent special i FBI-së dhe ka një përvojë të spikatur në drejtim të hetimit të krimit të organizuar dhe pastrimit të parave.

Ndërsa Jack Liao është Drejtuesi i FBI-së për Evropën Juglindore. Burime nga Ministria e Brendshme sqaruan për Report TV se në Shqipëri do të qëndrojë vetëm agjenti Special Mark Newhouse.

Por cili do të jetë roli i agjentit të FBI-së dhe si do funksionojë Task-Forca kundër krimit të organizuar?

Task-Forca Qendrore do të ketë lidhje me Ministrinë e Brendshme, Policinë e Shtetit, Prokurorinë, SHISH dhe disa institucione të tjera. Drejtuesi i Task-Forcës Qendrore do të ketë komunikim direkt me agjentin special të FBI-së Mark Newhouse dhe me Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Një sërë strukturash të tjera do të verifikojnë pasuritë e grupeve kriminale, ndërsa njësitë operacionale do të bëjnë sekuestrimin e këtyre pasurive dhe arrestimin e personave që i zotërojnë ato.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS