Ora News – Shuhet në moshën 91-vjeçare shkrimtari Kasëm Trebeshina

Ora News Lajme 2018-05-08

Views 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Çdo njeri duhet të bëjë atë që i ngarkon epoka kjo ishte ajo që i shkruante prozatori, dramaturgu, poeti dhe eseisti Kasëm Trebeshina, Mehmet Shehut në një letër të vitit 1953.

Kjo figurë e shquar e letrave shqipe u nda nga jeta kwtw tw hwnw në moshën 91 vjeçare në Ankara ku jetonte prej disa vitesh me vajzën e tij. Trebeshina lindi në vitin 1926 në qytetin e Beratit.

Ai ndoqi studimet në Shkollën Normale të Elbasanit, për ti ndërprerë në 1942, vit kur u aktivizua në Luftën Nacionalçlirimtare. studimet e larta në Institutin e Teatrit "Ostrovski" të Leningradit i ndërpreu në mes, për t iu përkushtua përfundimisht krijimtarisë letrare.

Qëndrimet prej disidenti dhe letra e tij "Promemorie" për Enver Hoxhën, shkruar më 5 tetor 1953, ku denoncohet vendosja e pushtetit absolut prej Luigji XIV në Shqipërinë e Pasluftës së Dytë Botërore dhe instalimin e Metodës së realizmit socialist, i sjell persekutimet dhe burgimet e para.

Qëndrimet e palëkundura i kushtojnë Trebeshinës tri burgime, gjithsej 17 vjet dhe internime në ishullin e Zvërnecit. refuzimi për të votuar, në shenjë proteste ndaj mungesës së votës së lirë, i sjell një tjetër dënim nga rregjimi komunist, prej të cilit vuajti deri në vitin 89.

Trebeshina është i njohur me veprat e tij Mekami, Tregtari i skeleteve, Këngë për Kosovën, Çezari niset për në luftë, Rruga e Golgotës, Hijet e shekujve, Ëndrra dhe hije drama, por "Stina e stinëve", është vepra më përfaqësuese e Trebeshinës, e cila ka tërhequr vëmendjen e kritikëve dhe të studiuesve të letërsisë. po ashtu dhe 15 veprat të tjera presin dritën e botimit. Me ikjen e tij Kasëm Trebeshina la pas vetes një kontribut të jashtëzakonshëm në letrat shqipe.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/shuhet-shkrimtari-kasem-trebeshina

Share This Video


Download

  
Report form