Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kanë shpëtuar mrekullisht drejtuesit e dy mjeteve, Lek Boka dhe Viktor Gjergji, të përfshirë në një aksident të rëndë në aksin Shkodër-Hani i Hotit, në afërsi të urës së Vrakës. Ata kanë marrë plagë të lehta dhe po kurohen në spitalin rajonal të Shkodrës.
Boka ka qenë duke udhëtuar me autoveturën tip Benz me targa AA 605 FC, ndërsa Gjergji me kamionçinën me targa AA 769 CC.
Të dy automjetet jane përplasur në segmentin pranë një pike karburanti.
Siç e tregojnë edhe pamjet (shiko videon), automjetet kanë pësuar dëme të mëdha, gjë që tregon se përplasja ka qenë e rëndë.
Për disa minuta qarkullimi në dy anët e rrugës është bllokuar, deri sa mbërriten shërbimet e policisë rrugore dhe normalizuan gjendjen, ndërsa ekspertët e policisë kanë administruar provat për të përcaktuar shkakun e aksidentit.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/shkaterrohen-automjetet-gjate-perplasjes-shpetojne-mrekullisht-drejtuesit