Vepra brilante ?Babai? e Florian Zeller do t" /> Vepra brilante ?Babai? e Florian Zeller do t"/>

Ora News - "Babai" rikthen në skenën e teatrit Reshat Arbanën

Ora News Lajme 2018-05-08

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Vepra brilante ?Babai? e Florian Zeller do të rikthejë në skenën e teatrit Reshat Arbanën. Komedia e trishtë vjen premierë këtë fundjavë në teatrin Skampa me regji të Spiro Dunit dhe një kastë aktorësh ku ndërthurja e brezave dhe përvojës i shërben mesazhit

Spiro Duni: ?Do ta çojmë në azil këtë njeri apo do të humbim jetën tonë. Disa e quajnë tragjedi moderne, disa dramë ndërsa unë preferoj ta quaj komedi e trishtë, sepse kështu është edhe koncepti që kam mbi këtë vepër.?

Një subjekt real i ditëve të sotme ku mosha e tretë mbetet në udhëkryqin për ti kaluar ditët me fëmijën apo në azil.

Një vendim dhe marrëdhënie delikate at e bijë, përcjellë mes lojës mjeshtërore të kolosit Reshat Arbana në rolin e Babait. Por ajo që bie në sy është ndyshimi që ka pësuar Reshat Arbana. Aktori i madh shfaqet shumë ndryshe siç jemi mësuar ta shohim më parë.

Reshat Arbana: ?Fundi do ta tregojë nëse kemi realizuar atë që dëshironim gjatë këtyre 90 ditëve që kemi punuar. Jam i lumtur që ndodhem në teatrin e Elbasanit, mes popullit të Elbasanit.?

Në skenë do të ngjiten edhe Flaura Kureta, Hysen Mullajonuzi, Mario Elezi dhe Elia Zaharia.

Elia Zaharia: ?Kam përshtyjpen se këtu çdo njeri e gjen pak veten sepse është një problematikë që përballen të gjithë njerëzit me moshën e tretë, me njerëzit e dashur.?

Shfaqja ngjitet në skenë nga 11 deri më 15 tetor, ndërsa pritet që Florian Zeller të jetë mes spektatorëve
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/babai-rikthen-ne-skenen-e-teatrit-reshat-arbanen

Share This Video


Download

  
Report form