Socialistët dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese mandatin e Agron Kapllanajt. Pas akuzave të numrit 2 të socialistëve Taulant Balla në adresë të Prokurorisë, KQZ-së dhe kryetarëve të opozitës, Basha dhe Kryemadhi, PS përmes 49 deputetëve ka vendosur që kërkesën për përfundimin e mandatit të Kapllanajt dhe pavlefshmërinë e vendimit të KQZ, t?ja dërgojë Kushtetueses.