Një prej zonave malore më të bukura në Shqipërinë e Mesme është ajo e Shëngjergjit. E vendosur vetëm 35km larg qytetit të Tiranës, e rrethuar nga të katërta anët me male të larta, kjo luginë fsheh brenda saj thesare të panumërta. Freskia e një klime alpine, pamjet panoramike të një natyre thuajse të paprekur nga njeriu, burime të shumta uji që formojnë ujvara e kanione të thella, janë vetëm disa nga këto thesare. Vitet e fundit është investuar edhe në infrastrukturën turistike për t'ua bërë sa më të lehtë vizitorëve të shijojnë bukuritë e kësaj zone.
http://top-channel.tv/programe/neshtepinetone/