Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka deklaruar se është kërcënuar nga një koleg i majtë, gjatë mbledhjes së sotme në Komisionin e Sigurisë. Në një dalje për media, Salianji paralajmëroi mazhorancën se nuk do t?ia mbyllë gojën opozitës me kërcënime, duke shtuar se nuk frikësohet.
Më tej, ai sulmoi kryeministrin Edi Rama, teksa tha se fle me krimin dhe qeveris me banditët që i ka futur në Parlament.
?Një nga deputetët e mazhorancës tentoi sot të kërcënonte, duke menduar se do më frikësonte për të mos thënë të vërtetat nga frika dhe lepuri që ka në barkë dhe kapja që iu kanë bërë ndërkombëtarët në krim, drogë e grupet kriminale. Sot ishte një fakt tjetër i provuar i asaj që kemi thënë prej vitesh, që Rama fle me krimin, që banditët i ka futur në Parlament dhe me ta qeveris. Nuk kam frikë nga kërcënimet, opozitës nuk i mbyllet goja?, tha Salianji.