Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Krimi i organizuar nuk do të ketë të ardhme në Shqipëri deklaroi ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj në fjalën e tij në fjalën e tij gjatë prezantimit të aksionit "Forca e ligjit".
Jemi të vendosur të shkatërrojmë rrjetet kriminale dhe fuqinë e tyre ekonomike. Task Forcë është vetëm fillimi i një rruge që do të ndryshojë situatën në Shqipëri. Agjentët e FBI-së dhe ekspertë të Italisë, Britanisë, do të jenë krah kësa lufte.
Pjese nga fjala e ministrit Xhafaj
Mesazhi që dëshiroj të përcjell sot për qytetarët e vendit tim është i qartë: Krimi i organizuar nuk mundet dhe shumë shpejtë nuk do të ketë të ardhme në Shqipëri.
Ne jemi të vendosur të bëjmë gjithçka të mundur të shkatërrojmë rrjetet kriminale, infrastrukturën e tyre, të shkatërrojmë fuqinë e tyre ekonomike.
Si Ministër i Brendshëm, kam pranuar ta marr këtë përgjegjësi politike dhe kushtetuese duke qenë plotësisht i ndërgjegjshëm për sfidat që kam përpara.
Në këtë sipërmarrje politike dhe ligjore, unë dhe ekipi im nuk kemi sfidë me kërkënd veç me qëllimin e lartë që qytetarët e këtij vendi të kenë më shumë rend dhe siguri publike. Pa rend dhe pa siguri publike nuk mundet të ketë progres ekonomik dhe shoqëror për askënd.
Unë dhe Qeveria ku bëj pjesë e kuptojmë shumë mirë këtë. Ndaj ne do të bëjmë të pamundurën, do të përdorim çdo mjet demokratik që ta fitojmë këtë luftë me krimin e organizuar në Shqipëri.
Të dhënat që burojnë nga proceset gjyqësore dhe studimet, tregojnë se ndonëse kriminaliteti në Shqipëri ka bërë përpjekje për t?u bashkuar në organizata dhe grupe të strukturuara, ka rritur kontaktet dhe bashkëpunimin me elementë të krimit të organizuar në Evropë dhe më gjerë, ai ende nuk ka mundur të strukturohet në format tipike të organizimit vertikal të qëndrueshëm dhe të luftës së hapur me institucionet.
Shteti duhet të dijë të përfitojë nga dobësitë e krimit të organizuar që vepron në Shqipëri. Është koha për t?i shpallur atij një luftë totale, në planin e ndëshkimit penal dhe të moslejimit të depërtimit në ekonomi të parave që ai gjeneron.
Përndryshe, dinamika e raporteve mes grupeve kriminale dhe fuqizimi i mëtejshëm ekonomik, bashkimi me elementë të spikatur të krimit ndërkombëtar, do të sjellë si pasojë rritjen e peshës së tij në ekonominë e ligjshme, me pasoja jashtëzakonisht të dëmshme në zhvillimin e institucioneve demokratike dhe të krejt jetës së vendit.
Sot ka të dhëna që fuqia ekonomike e disa prej këtyre grupeve kriminale është e madhe dhe sfiduese për organet e drejtësisë dhe institucionet ligjzbatuese të vendit, përfshi dhe strukturat e Policisë së Shtetit
Disa nga këto grupe synojnë që fuqin ekonomike ta përdorin me ndikim të tërthortë ose edhe të drejtëpërdrejtë edhe në media dhe/ose në rrjete sociale.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/xhafaj-grupet-kriminale-me-fuqine-e-medha-ekonomike-sfidojne-drejtesine