Kush e liroi Artur Mahmutaj? Gjykata e Durrësit injoroi deklaratën e një dëshmitari për çështjen

Ora News Lajme 2018-05-08

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Autoritetet ligjzbatuese italiane nxjerrin në dritë një tjetër skandal të drejtësisë shqiptare, ku i arrestuari për kultivim dhe përpunim droge është liruar nga Gjykata e Durrësit edhe pse faktet dhe dëshmitë flisnin për të kundërtën.

Artur Mahmutaj, ish-drejtor i Hekurudhave në Durrës rezulton i liruar nga Gjykata e Durrësit në datën 3 mars 2016, ndërsa rezultonte i arrestuar në 10 janar të këtij viti nën akuzën e veprës penale ?Prodhim dhe shitje e narkotikëve.?

Ai u mbajt në paraburgim për 3 muaj, pas zbulimit të një laboratori modern droge në një magazinë të kultivimit të lëndëve narkotike, në shtator të vitit 2015. Mahmutaj u shpall në atë kohë në kërkim nga policia, por arrestimi i tij u bë i mundur në janar të një viti më pas.

Në bazë dhe të vendimit të gjykatës që Ora News disponon, rezulton se në mungesë, gjykata e Durrësit vendosi si masë sigurimi personal atë të arrestit me burg për Mahmutaj. Por pas arrestimit të 35-vjecarit, gjykatësja Anita Mici pranoi kërkesën e tij për ndryshim të masës së sigurisë nga arrest në burg në detyrim paraqitje, e arsyetuar se ai nuk përbënte rrezik.

Në vendimin e Gjykatës së Durrësit thuhet se vendi ku u gjet droga ishte në pronësi të Mahmutajt, por ambientet nuk posedoheshin prej tij, pasi i ishin dhënë një shtetasi tjetër, Albano Gjini. Madje vendimi për detyrim-paraqitje u dha edhe pse në vendim shkruhet se Kastriot Dyrmishaj i rëndonte pozitat e Mahmutaj.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/kush-e-liroi-artur-mahmutaj-gjykata-e-durresit-injoroi-deklaraten-e-nje-deshmitari-ceshtjen

Share This Video


Download

  
Report form