Report TV - Bujqësia,Braçe ‘luftë’ qeverisë: Kur do i çlironi imputet nga TVSH

Report TV 2018-05-08

Views 0

Është shoqëruar me debate të forta Komisioni i Ekonomisë, ku ka qenë deputeti socialist, Erjon Braçe, që i është drejtuar me disa pyetje qeverisë. Braçe ka zhvendosur debatin nga Kuvendi, ku zhvilloi një interpelancë me ministrin e Bujqësisë, Niko Peleshi, te Komisioni i Ekonomisë, ku në fokus janë shqetësimet mbi sektorin e bujqësisë.

Duke vënë theksin te kostot jashtëzakonisht të larta të fermerëve, Braçe pyeti qeverinë se kur do të bëjë të mundur çlirimin e imputove të bujqësisë nga tatimi mbi vlerën e shtuar. Në përgjigje të tij, ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj, ka deklaruar se janë mbi 20 akte nënligjore që kanë dalë në zbatim të ligjit të turizmit. Në Komision e Ekonomisë deputetët e PD janë larguar, ndërsa LSI ka qëndruar.
Braçe-qeverisë: Kur do bëhet e mundur që imputet e bujqësisë të çlirohen nga tatimi mbi vlerën e shtuar? Çmimet e raportuar kanë qenë në ulje apo në ngritje? Kostot janë jashtëzakonisht të larta.

Ahmetaj: Janë mbi 20 akte nënligjore që kanë dalë në zbatim të ligjit të turizmit, madje po e mbani mend ju vutë një detyrë që a do dilnin brenda 1 janarit 2016 dhe ato dolën më shpejt. Pra janë gati 23 akte, të cilat kanë dalë në zbatim të atij ligji, duke prekur çdo lloj klauzole.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS