Renaldo Avdulaj, efektivi i policisë së Vlorës i shpallur në kërkim policor nga Prokuroria e Krimeve të Rënda si i implikuar në trafikun e drogës me grupin e Taulant Haxhiraj, nuk do të hetohet dhe gjykohet si pjesë e këtyre grupeve kriminale por do gjykohet veccmas në Gjykatën e Vlorës për ?Shpërdorim detyre?. Vendimi për të ndarë Avdulajt nga pjesa tjetër e të pandehurve të dosjes së prokurorisë ku ai ishte pjesë e këtij grupi kriminal, është marrë në seancën paraprake që është zhvilluar në Gjykatën e Krimeve të Rënda.
Gjyqtarja Ilirjana Olldashi në seancën paraprake, ku ka vlerësuar provat e prokurorisë, ka pranuar të mirqënë hetimin e dy prokurorëve Vladimir Mara dhe Ended Nakacci për Taulant Haxhiraj, Xhovalin Baco, Shkelqim Koçiaj, Reshat, Radhima, Marjus Barjami, Klajdis Imeri, Anis Pajo.
Ndërsa për ish-specialistin e hetimit të krimit Ekonomik në policinë e Vlorës, gjyqtarja, Ilirjana Olldashi, ka vendosur që polici të mos akuzohet për kultivim dhe prodhim të lëndëve narkotike kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, por ai të akuzohet për ?Shpërdorim detyre?. Menjëherë pas këtij vendimi prokurorët e cështjes tashmë do shpallin moskopetencën hetimore për rastin e Avdulajt dhe cështja ndaj policit të shpallur në kërkim për më shumë se një viti, do i kalojë për veprime të mëtejshme gjykatës së Vlorës, ku Avdulaj do gjykohet për ?Shpërdorim Detyre?.
Prokurorët e dosjes thanë se vendimi i gjykatës në seancën paraprake është i pabazuar në ligj dhe prova, por në pamundësi ligjore për ta ankimuar këtë vendim do e respektojnë verdiktin e gjyqtares Olldashi. ?Këto janë pasojat e ligjit. Një gjyqtare e vetme vlerëson për gjysëm ore hetimin dhe punën e një prokurori që ka kryer për një vit me rradhë.