Aksioni per ujin, Rama i le 90 dite afat debitoreve

RTV KLAN 2018-05-08

Views 0

Qeveria vendos tu lërë 90 ditë afat të gjithë abonentëve, qofshin këto familjarë apo biznese të cilët kanë detyrime të pashlyera me faturat e ujit. Kjo ishte thirrja e fundit që kryeministri Rama i bëri qytetarëve gjatë prezantimit të operacionit kombëtar kundër vjedhjes së ujit, teksa paralajmëroi se pas kësaj faze do të ketë penalitete të rënda për këdo shkelës së ligjit.

?U japim kohë konsumatorëve të vetërregullohen, në bashkëpunim me bashkinë dhe Policinë e Shtetit. Pastaj do fillojmë prerjen e lidhjeve të paligjshme. Por s?do ketë penalizim për 90 ditë. Natyrisht që nga 1 shkurti 2018, të gjithë ata konsumatorë, familjarë apo biznese, që kanë ende lidhje të paligjshme, do procedohen penalisht dhe rrezikojnë masa të rënda. Konsumatorët me detyrime të prapambetura, të marrin masa për t?i likuiduar, para se të nisë ndërprerja e shërbimit.?

Kjo reformë do të prekë edhe ata qytetarë, të cilët çështjen e furnizimit me ujë të pijshëm e kanë zgjidhur përmes puseve.

?25 mijë puse rezultojnë të hapura në Shqipëri nga të cilat vetëm 265 kanë leje. Një barbari më vehte. Barbari 30-vjeçare braktisje detyre nga ana e shtetit. Brenda 2018 çdo konsumator që përdor apo dëshiron të përdorë ujërat nëntokësore, duhet të ketë leje autorizimi për ta përdorur.?

Pjesë e aksionit do të jetë edhe pajisja e abonentëve me matësa.

? Deri në qershor, të kemi pajisur me matësa të gjithë ata që do vetë-rregullohen. Penalizimet janë shumë të rënda, kodi penal i ka të qarta. Nga 21 tetori, operatorët kanë marrë urdhër të prerë, të mos lidhin kontratë të re në qoftë se konsumatori s?ka matës. Janë 270 mijë familje apo subjekte tregtare që sot nuk përdorin matës, kjo nuk tolerohet më. Të legalizohen vetë, pa penalitete.?

Por këto nuk ishin të vetmet paralajmërime që kryeministri bëri gjatë prezantimit të aksionit kombëtar kundër vjedhjes së ujit. Jo pak shigjetoi edhe drejtuesit e këtyre institucioneve teksa foli për falimentim të sistemit të ujësjellësit.

?Në çdo bashki të vendit situata është ekonomikisht e paqëndrueshme. Në çdo katër 4 litër uji që prodhon kjo makineri e degraduar me kosto kaq të lartë, vetëm 1 litër faturohet dhe kjo bën që shteti të subvencionojë ujësjellësit që të mos falimentojnë. Ndërmarrjet e ujësjellësve janë kthyer nga kompani në ndërmarrje punësimi për njerëz që nuk kanë lidhje me sektorin, por janë pjesë e një procesi gërryes për vetë kompanitë dhe burimet ujore."

Reforma e ujit do të nisë nga institucionet shtetërore, që figurojnë debitorë ndaj ndërmarrjeve të ujësjellësit, për të vijuar më pas me bizneset dhe qytetarët.

/Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form